Evi Kokalari

Evi Kokalari reagon për incidentin e ndodhur mes Berishës dhe Alibeajt: – Je njeri pa bosht si Gaz Bardhi

21 PRILL 2022

…”“Për Alibeajn çështja është “raporti amerikan i DASH-it”, (çfarë do që kjo nënkupton)… “disenjimi i non-gratës” thotë”.

Mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Evi Kokalari ka reaguar në rrjetet sociale për incidentin e ndodhur me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Kokalari shkruan se se Alibeaj i ngjan me Gaz Bardhin.

“Për Alibeajn çështja është “raporti amerikan i DASH-it”, (çfarë do që kjo nënkupton)… “disenjimi i non-gratës” thotë.

Jo mor jo, kjo nuk është çështja për Shqiptarët, kuptohet vetëm nëse je njeri pa bosht si ty dhe Gaz Bardhi.

Çështja është gjendja ekonomike në Shqipëri që po detyron gjithë brezat e rinj të emigrojnë.

Çështja është pastrimi i Parlamentit nga individ si ty dhe nga korrupsioni që ka zaptuar çdo industri dhe institucion.

Çështja është dinjiteti kombëtar, luftën për të cilën po e bëjnë ata që po i rezistojnë presioneve të huaja dhe të pakuptimta, para të cilës ti kthehesh në vemje.

Ja, kjo është çështja.

Sa më pak të flasësh, aq më shumë nder i bën Shqiptarëve, sepse shumica e tyre kanë IQ më të lartë se tëndin dhe shohin qartazi përtej gënjeshtrave të tua”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.

Gazeta Sot