FAKSIMILE/ Ja si “Venecia” e ka fshirë fjalinë e Opinionit Paraprak që Presidenti Meta tejkaloi kompetencat

14 tetor 2019

Ndersa pak dite me pare publikoi nje deklarate per raportin dhe sot doli opinioni zyrtar per ceshtjen e dekretit te Presidentit Ilir Meta, per zgjedhjet e 30 qershorit, Komisioni i Venecias nenvizonte sot se Presidenti Ilir Meta “në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm për organet e qeverisjes vendore në situata që plotësojne kriteret për marrjen e masave emergjente. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë specifike – ad hoc – e ligjshme për të shtyrë zgjedhjet”.

Ne reagimin e tij te pare pas publikimit te dokumentit zyrtar, Presidenti Ilir Meta thoshte se “si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak”.

Nga nje verifikim i dy dokumenteve, rezulton se raporti zyrtar i publikuar sot ka ndryshime nga dokumenti i mëparshëm.

Në opinionin zyrtar është hequr pjesa që fliste për “tejkalim kompetencash” nga ana e kreu të shtetit shqiptar me shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Në foton më lart shihen frazat e hequra në dokumentin zyrtar.

PIKA 99 ISHTE
99. Ndaj, Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës së pari duke anuluar, më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo mund të konsiderohet “shkelje serioze”, e cila do i hapte rrugën shkarkimit të Presidentit.

PIKA 99 ËSHTË
99. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidentit.

Gazeta Panorama