Fakt: – Perhapja e panikut nuk do ta shpetoje qeverine.
Fakt: – Perhapja e panikut nuk do ta shpetoje qeverine.
12 Mars 2022
Nga Rezearta Caushaj
Nuk mund te lejojme qe Rama te na mbyll gojen me ato deklaratat llapaqene, ku flet 3 ore per gjithcka, qe nga ndershmeria e tij deri te fizika kuantike.
Lufta e tij eshte per pushtet, per te mbrojtur placken e vjedhur, lufta jone per mbijetese.
- Fakt: Jemi nder 19 vendet me cmimin me te larte te naftes ne bote. Luksenburgu, vendi me mireqenien me te madhe, e ka me pak se ne.
- Fakt: Jemi padyshim, vendi me çmimin me te larte te karburantit ne rajon prej vitesh.
- Fakt: Taksat e larta perbejne 53% te cmimit te karburantit. Pra, nga 260 lek, 140 jane taksa.
- Fakt: Sa here keto taksa jane rritur ka patur rritje te cmimit.
- Fakt: arsyeja tjeter perse cmimi eshte ne nivele te pakrahueshme me vendet e tjera eshte dominimi i tregut nga Cet Kastrati. Ceti importon, shet me shumice e pakice dhe merr pjesen e luanit nga taksat tona per furnizimin me karburant te institucioneve.
- Fakt: kjo eshte arsyeja perse sapo rritet cmimi ndopak ne burse, Kastrati e rrit direkt, por ama, kur ulet, nuk e ul.
- Fakt: Vetem pas protestes se djeshme, pati nje ulje te vogel. Vetem pasi skema u dekonspirua.
- Fakt: Nuk jane thjesht cmimet, nuk eshte thjesht lufta, por dora e gjate e qeverise dhe Kastratit ne xhepat tane.
- Fakt: Vetem pas protestes, u detyrua te mbaje kete monologun e merzitshem qe e kemi sterdegjuar.
- Fakt: Rama t’i paguaj rrogat e t’i bej investimet me ato parate qe i paguajne qeverite e vendeve fqinje, qe kane ulur taksat per te lehtesuar qytetaret.
- Fakt: Ka pafundesisht prova per vjedhjet, klientelizmin, pasurimin e oligarkeve dhe njerezve te qeverise me para e asetet publike.
- Fakt: Perhapja e panikut nuk do ta shpetoje qeverine.