12 Dhjrtor 20233

Marrëveshja me Italinë për emigrantët shkaktoi jo pak debat në opinionin publik duke shfaqur në pah mendimet kundër emigrantëve.

Por në fakt, aktualisht në Shqipëri jetojnë shumë emigrantë të huaj, për të cilët nuk ka pasur asnjë mendim kundër.

Ekspertja e punësimit Kumrie Zika, foli në lidhje me punësimin në fasoneri.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se punëtorët që punojnë në fasoneritë në Shkodër dhe në Durrës janë marrë nga Filipine dhe nga Sri Lanka.

Ajo shtoi se punëtorët e huaj nuk janë produktivë sa shqiptarët.

“Fasoneritë në Shkodër janë më punonjës nga Filipine, në Durrës nga Siri Lanka, ke nga pjesa e Afrikës. I paguajnë me paga minimale, por atyre iu ofrohet dhe akomodimi. Por një punëtor i huaj nuk është produktive sa ai shqiptare.”-tha ajo.

Konica.Al