“Fatale”, zyrtarët ukrainas japin alarmin: Ja çfarë bënë forcat ruse në Çernobil
“Fatale”, zyrtarët ukrainas japin alarmin: Ja çfarë bënë forcat ruse në Çernobil
10 PRILL 2022
Forcat ruse që pushtuan termocentralin bërthamor të Çernobilit vodhën substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë që mund t’i vrasin ato.
Kështu deklaroi agjencia shtetërore e Ukrainës për menaxhimin e zonës së përjashtimit në Facebook, cituar nga BBC.
Agjencia raporton se trupat ruse, të cilët kishin hyrë në një zonë magazinimi të bazës kërkimore Ecocentre, vodhën 133 substanca shumë radioaktive. “Edhe një pjesë e vogël e këtyre substancave janë fatale nëse trajtohen në mënyrë joprofesionale”, sqaron Agjencia, duke shtuar se “vendi ku janë substancat e vjedhura nuk dihet”.
Gazeta Sot