Fatmir Xhafa: – “Të skuqemi për disa zgjedhje të gabuara”. Xhafaj me nota kritike për drejtësinë: – Komisionerë nga KPK e KPA kanë punuar me dy standarde. Për hakmarrje janë iniciuar…
Fatmir Xhafa: – “Të skuqemi për disa zgjedhje të gabuara”. Xhafaj me nota kritike për drejtësinë: – Komisionerë nga KPK e KPA kanë punuar me dy standarde. Për hakmarrje janë iniciuar…
10 Shkurt 2022
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj edhe pse e vlerësoi procesin e vettingut, nuk i ka kursyer kritikat, kryesisht ndaj disa prej komisionerëve në KPK dhe KPA. Në fjalën e tij në Parlament, Xhafaj tha se disa prej tyre nuk e kanë merituar përgjegjësinë dhe me mungesën e përgjegjësisë ata kanë cënuar procesin.
Por për këtë, Xhafaj bën fajtor të dyja palët, të majtë dhe të djathtë, që siç shprehet ai “duhet të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë”.
Xhafaj është shprehur se për disa zgjedhje duhet të ndihemi të turpëruar, ndaj duhet reflektuar dhe mbajtur përgjegjësi.
“Komisionerët kanë bërë një punë voluminozë në një presion, duke i njohur këto merita shumicës prej tyre në KPK, komisioneri publik dhe veçanërisht në KPA nuk kemi pse të mos pranojmë se disa ndër ta nuk e kanë merituar këtë përgjegjësi dhe me mungesën e ndershmërisë kanë kërcënuar vlerat e këtij procesi.
Ky është fakt. Ne të gjithë këtu të dy krahëve duhet të na bëjë që të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë kur kemi shtypur butonin për ta. Gabim që e kemi bërë edhe me disa zgjedhje në KLP dhe KLGJ dhe që mesa po shoh edhe sot vështirë të ndahemi. Ne këtu, ju, kemi votuar për ta, i kemi zgjedhure, ndaj duhet të ndjehemi të turpëruar për disa nga zgjedhjet që kemi bërë. Duke njohur këtë përgjegjësi dhe duke reflektuar ne jemi të vërtetë me qasjen tonë ndaj këtij procesi dhe akoma më shumë i japim besueshmëri procesit”, tha Xhafaj.
Ai tha ndër të tjera se përgjegjësia për reformën në drejtësi i mbetet mazhorancës. Xhafaj vlerëson faktin shqetësues që për disa komisonerë për efekt hakmarrje e shantazhi janë iniciuar kallëzime penale, duke shtuar faktin që ONM duhet të luante një rol shumë më proaktiv në gjykimin e ndëshkimin e praktikave të tilla.
“Përgjegjësia kryesore e zbatimit të reformës në drejtësi na mbetet ne mazhorancës. Na besuan një mandat të tretë mes të tjerash dhe me shpresën se reformës do i shkohet deri në fund.
Kemi bërë shumë në këtë proces por lipset të bëjmë dhe më shumë me një vetting me ritëm më të lart, me integritet dhe objektivitet. Procesi ka shfaqur dhe probleme e dukuri që meritojnë vëmendje
Raportohet se ka probleme me ritmin, shpejtësinë për çështje prioritare me vonesa dhe zvarritje të qëllimshme për disa prej tyre.
Ashtu sic ka perceptime dhe akuza publike në disa raste për disa komisonerë të veçantë për cenim të paanshmërisë objektivitet për gjykimin me dy standarde, nënshtrim ndaj presioneve etj.
ONM mund e duhej të luante një rol shumë më proaktiv në gjykimin e ndëshkimin e praktikave të tilla.
E vlerësoj shqetësues faktin që për disa komisonerë për efekt hakmarrje e shantazhi janë inicuar kallëzime penale që mbahen prej muajsh pa veprime e tentohet të ndikohet në vendimmarrje të caktuara.
Iu kërkoj institucioneve përgjegjëse të monitorojnë këto praktika e të frenojnë praktika të tilla korruptive e abuzimi nga prokuror të veçante”, u shpreh nder te tjera Fatmir Xhafaj.
Gazeta Panorama