Fatmir Xhafaj: – TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare!Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin!
Fatmir Xhafaj: – TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare!Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin!
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas analizës së bërë sot nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme për kanabizimin në vend, me temë “Shqipëria pa kanabis”, është shprehur se sot Shqipëria, pas 25 vitesh, nuk është më vendi i origjinës së kësaj lënde narkotike.
Në një postim të bërë në Twitter ai ka listuar disa pika, ku ka vënë në pah se Policia e Shtetit gjatë vitit 2018, ka arritur disa suksese.
“Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit!Krenar për çfarë bëmë,ndër të tjera, në këto vite!”, shprehet Xhafaj.
“TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare!Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin! Përçmim për të gjithë ata që kanë hedhur baltë mbi përpjekjet tona në këtë betejë! Sot Policia e Shtetit e besueshme dhe bashkëpunuese për partneret ndërkombëtar. Ndërsa dje, kur shefi i opozitës së sotme ishte drejtuesi politik i kësaj organizate, këta partner “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit politik të kësaj opozite.”, është shprehur Xhafaj.
Postimi i Fatmir Xhafajt:
- Një Shqipëri pa kanabis!Prezantimi sot publikisht(më mirë vonë se kurrë!) i rezultateve antikanabis ’18, konfirmimi më i mirë i realitetit historik:Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit!Krenar për çfarë bëmë,ndër të tjera, në këto vite!
- Me të njëjtët policë, buxhet, mjete, asistencë, në të njëjtin territor ndryshuam një realitet e krijuam model të krahasueshëm me Evropën!Fuqia e vlera qëndron te njerëzit, reformat e mëdha që PS ideoi e udhëheq për të ndërtuar shtet e drejtësi në vend!
- Krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018. 80% ulje e trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017.Luftë pa kompromis e rezultate të shkëlqyera ndaj gr. kriminale.Shifrat, kokëforta, flasin vet! Fjalët sado të bukura i merr era.Forca e Ligjit në veprim e mbi të gjithë!
- Respekt dhe mirënjohje pafund bashkëpunëtorëve të mi, sakrificës së policëve të thjeshtë në territor dhe veçanërisht ekipit drejtues të Policisë së Shtetit! Njerëz që e duan vendin e tyre, të ardhmen e tij!
- TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare!Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin! Përçmim për të gjithë ata që kanë hedhur baltë mbi përpjekjet tona në këtë betejë!
- Sot Policia e Shtetit e besueshme dhe bashkëpunuese për partneret ndërkombëtar. Ndërsa dje, kur shefi i opozitës së sotme ishte drejtuesi politik i kësaj organizate, këta partner “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit politik të kësaj opozite.