Fatos Lubonja befason me deklaratën: – Humbja e zgjedhjeve në 25 prill s’erdhi prej Bashës, por nga…
Fatos Lubonja befason me deklaratën: – Humbja e zgjedhjeve në 25 prill s’erdhi prej Bashës, por nga…
20 KORRIK 2021
Për Fatos Lubonjën, Partia Demokratike i duhet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë për t’u rikthyer sërish në pushtet.
PD sipas tij, duhet të vetërregullohet për të mposhtur sistemin e krijuar, i cili sipas tij është shumë i fuqishëm.
Pjesë nga intervista në News24
Fatos Lubonja: Duke ndjekur edhe fushatën e saj elektorale dhe retorikën e saj, përgjithësish përqendrohet në një interpretim jo të saktë të humbjes së saj. Ata bëjnë sikur përgjegjësi kryesor i humbjes dhe i të keqes që ka kapur Shqipërinë është Edi Rama. Por sipas mendimit tim, Edi Rama është përfaqësues i asaj ndërtese që fola. Është regjimi, sistemi që Rama ka kalëruar. Vjedhja e votës nuk është bërë se dha Edi Rama një urdhër, por është bërë se interesat e krimit të organizuar, oligarkisë dhe mediat e sponsorizuara prej tyre. Ata janë pjesë e këtij sistemi. Katet poshtë janë të kapura nga partia dhe ky është një proces që i dedikohet Ramës. Ata që akuzojnë Bashën si humbës dhe mburrin Ramën si fitues, këta e largojnë publikun nga thelbin i problemit që është sistemi. Nëse PD duhet të ndryshojë vetveten për të ndryshuar Shqipërinë, duhet të kuptojë se nuk mundet për të ndryshuar Shqipërinë, nëse nuk ndryshon sistemin, për këtë duhet të ristrukturohet. Në debatet që shoh unë sillen e risillen rreth Bashës, ndërsa sistemi nuk preket fare. PD, janë të lidhur me këtë sistem, kanë dalë nga ky sistem dhe kanë punuar dhe ky sistem. Unë s’pretendoj të jap zgjidhje, por të tregoj problemin.
PD a del e vetme përballë këtij sistemi?
Fatos Lubonja: Unë them se një nga arsyet se PD s’i ka dalë kundër këtij sistemi, është fakti që nëse do të jepte mesazhin elektoral se ka ndërmend të çmontojë të gjithë katet poshtë do të kishte kundra një fuqi të madhe. Ajo është e dënuar nëse do të fitojë për të punuar me çmontimin e këtij sistemi. Këtu kërkohet një zgjidhje. Unë kam idetë e mia, por mbi të gjitha e ngre këtë problem dhe them që të ikim nga teza që s’po punon Luli’. Edhe nëse një më i zoti se Luli duhet të ballafaqohet patjetër me këtë gjë, sepse ndryshe do të jetë në iluzion. Pjesë e sistemit jemi të gjithë, por duhet të jenë instrumentet për ta ndryshuar.
Gazeta Sot