Fatos Lubonja: – Brenda sistemit kemi një regjim që ka hijet e diktaturës…. – Deklaratat e Berishës nga SPAK
24 Janar 2024
Analisti Fatos Lubinja ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. I ftuar në News24, Lubonja u shpreh se ka një të vëretë në ato deklarata, që Rama kontrollon SPAK.
“E para që bie në sy është që gjeta një grup kriminal, por pastaj edhe të terrorizuar. Ka një kontradiktë sipas meje. Sipas interpretimit janë dy grupe, grupi kriminal që është pjesa e lidhur me qeverinë sipas tij, dhe një pjesë njerëzish që janë të terrorizuar sepse nuk veprojnë. Ka prokurorë atje që nuk lëvizin dot siç do shumica. Ka një të vërtetë që SPAK-u kontrollohet nga Rama dhe do të thotë se shumica e prokurorëve janë nën këtë kontroll. Nëse Berisha flet për të terrorizuar nënkupton që ka një pjesë siç funksionon në një regjim dhe në regjim jo të gjithë janë vullnetarë të regjimit. Flitet që ky Dumani është më i pavarur se sa ky Kraja. Por, grup kriminal mua nuk më shkon shumë. Për mua, grupi kriminal është me në krye Ramën dhe këta janë pjesë e këtij grupi më të madh. Dhe ky që e quan pjesë e një grupi kriminal është pjesë e një bande që kontrollon drejtësinë si instrument pushteti”.
Ndërsa për deklaratat e Berishës, i cili tha se masat ndaj tij janë staliniste, Lubonja kishte këtë koment:
“Staliniste më duket e tepruar. Nëse kuptojmë enverizmin, agjitacion propagandë ishte deri në 10 vjet dhe jo kjo që del nga ballkoni nga 10 deri në dënim me vdekje. Brenda sistemit kemi një regjim që ka hijet e diktaturës së dikurshme ku përdoret policia dhe drejtësia për t’i mbyllur gojën opozitës. Në stalinizëm nuk kishte opozitë. Këtu kemi një hije të atij mentaliteti me metodat demokratike. Opozitë duhet të ketë në demokraci. Në thelbin e vet kemi të bëjmë me një jehonë të asaj kohe ku nuk ka pluralizëm të vërtetë, dialog. Këtu vendos tirania e një mazhorance”.
Berisha tha gjithashtu se në një karrige në SPAK gjeta Ramën dhe tjetrën Mcgonigal
Lubonja e komenton: Na kanë shitur një reformë në drejtësi sikur është bërë për të qenë e pavarur, siç tregojnë gjithë këto ngjarje, arrestime në një krah dhe heshtja për çështje të tjera si Mcgonigal. Dje e vërtetoi edhe Zëri i Amerikës se është bërë një krim shumë i madh. Korruptohet një zyrtar i FBI-së dhe Mcgonigal e ka pranuar që e ka shtyrë ai këtë çështje dhe ka marrë para. Kemi një hapje të një procesi për të shkatërruar opozitën nga vetë amerikanët. Uotergejtit ishte një përgjim në kuadër të fushatës dhe Nikson dha dorëheqjen. Imagjino shkon e korrupton një zyrtar të lartë të FBI-së për të shkatërruar opozitën dhe këtu nuk ndodh asgjë. Mbetet e hapur për interpretim ajo thënia e Berishës.
Gazeta Shqiptare