Fatos Lubonja: – Kur qeveria ushtron dhunë pse nuk reagojnë këta amerikanët e ambasadës. –
Fatos Lubonja: – Kur qeveria ushtron dhunë pse nuk reagojnë këta amerikanët e ambasadës. –
Nga: Gazeta Telegraf
13 Maj, 2019
Publicisti Fatos Lubonja ka reaguar për deklaratës së Ambasadës së SHBA, e cila fliste sot vetëm për dhunë të protestuesve dhe nuk dënonte aktet e dhunës nga Policia e Shtetit. Në një intervistë dhënë për “News 24”, Lubonja shprehet: “Këta të ambasadës së SHBA duhet të na respektojnë dhe mos na tallin me këto mesazhe. Dhuna strukturore e shtetit, shkelja e ligjit i bën qeveria dhe jo opozita. Kur qeveria ushtron dhunë pse nuk reagojnë këta amerikanët e ambasadës. U vodhen 40 mln euro tek unaza, pse heshti ambasada edhe pse aty kishin manipuluar firma amerikanësh. Pse nuk reagon ambasada per arta markun qe ska arrestuar asnje per kete skandal. Mos na merzitën këta të ambasadës amerikane për parrullat në shtëpinë e borchardit por për korrupsionin tek unaza fjala vjen. Janë totalisht të njëanshëm. Dhuna e opozitës dhe e popullit është për vetëmbrojtje”.