Fatos Lubonja: – Mund të ketë shumë lëvizje të tjera për dobësimin e opozitës.
31 Qershor 2024
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën tek opozita, pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën e Partia Demokratike t’ia japë Sali Berishës.
Në studion e emisionit “Open” në Neës24, Lubonja tha se sot kemi një opozitë jo aq të përçarë, por më të fortë.
Ai shtoi se Lulzim Basha “ka mbetur aty si një gozhdë, që nuk ka ikur, por ka bërë rekurs”
“Ky vendimi i Apelit është diskutuar shumë, por që Edi Rama ka lojërat e tjera për të dobësuar opozitën duhen parashikuar.
Sali Berisha është në arrest, për Ilir Metën thuhet do arrestohet sot, do arrestohet nesër, mund të ketë edhe shumë lëvizje të tjera që mund ta dobësojnë opozitën, që edhe nuk i themi dot”, tha Lubonja.
Ndër të tjera, ai tha se jemi në një narko-shtet që kontrollon territorin me banda kriminale dhe nuk lejon asnjë lloj opozite për të fituar.
“Berisha nuk mjafton për të rrëzuar Edi Ramën, por duhet të ketë një reagim, pasi ai ka një frymë për të shkatërruar gjithçka. E kuptoni që nuk bëjnë punë ato çunat e mirë që thuhet se duhet të dalin, duhet një bashkim i madh, përtej atyre që mbledh apo ka Berisha”, tha Lubonja.