Fatos Nano duke marrë frymë me zor, del dhe kryen shërbimet e fundit ndaj Edi Ramës

05/02/2021

Nga Herion Mesi-

…”Pyetja shtrohet nëse janë shërbime të paguara me ndonjë leje të re ndërtimi pas TEG-ut apo në qendër të Tiranës, kjo mbetet të investigohet”….

Ish-kryeministri Fatos Nano në një rrëfim te Blendi Fevziu në Opinion tha ndër të tjera se Edi Rama është politikan kalibri dhe ai nuk është i korruptuar!

Dhe më tej Fatos Nano shtoi se akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama nuk janë të sakta, Duke marrë frymë me zor nga mbipesha, Nano fliste sikur vinte nga një planet tjetër, kur thoshte se kjo qeveri është shumë e mirë. Natyrisht që Nano nuk ka rrjedhur krejt, por po kryen shërbimet e fundit ndaj kryeministrit.

Pyetja shtrohet nëse janë shërbime të paguara me ndonjë leje të re ndërtimi pas TEG-ut apo në qendër të Tiranës, kjo mbetet të investigohet.

Por gërdalla e vjetër, si puna e një makine të dalë nga qarkullimi, që e kishin tërhequr zvarrë deri në ish-kinostudio e bëri punën e tij; ia dha mbështetjen Edi Ramës.

Dhe imagjinoni se ishte Edi Rama me Erion Veliaj që e rrëzuan në vitin 2005, ose më saktë kontribuan fort për ta nxjerrë në pension.

Duke e parë rroskopin plak te Fevziu bindesh se kanë vepruar drejt Rama me Veliaj që ia kaluan magazinës politike këtë soji rrace, që edhe pse po shkon me nxitim pranë botës tjetër, del dhe i shërben Beut të Surrelit.

A foli Fatos Nano apo burri i gruas që merr leje ndërtimi, kjo duhet parë!

Gazeta Koha e Jone