Fatos Nano pro Ramës, pasi ju emërua djali drejtor i agjencisë së rëndësishme qeveritare

05/02/2021

Perdredhjet politike të Fatos Nanos në mbështetje të Edi Ramës mund të ngjajnë të çuditshme për socialistët, por kthesa ka nisur kohë më parë.

Në vitin 2018, Edi Rama ka firmosur emërimin e djalit të Fatos Nanos, Sokol Nano, drejtor të një prej agjencive më të rëndësishme të ekonomisë së vendit.

Sokol Nano është emëruar në krye të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA), një nga institucionet me buxhetin më të konsiderueshëm të qeverisë për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Kjo duket se është një arsye më tepër që Fatos Nano nuk shihte asnjë të metë në qeverisjen e Edi Ramës, zhvillimet ekonomike dhe problemet e tjera të rënda te Rilindjes. Por akuzat shkojnë dhe për leje ndërtimi për Xhoana Nanon.

Dalja e Nanos, me jargavitje në emision live, tregoi gjendjen ku ka rënë ish-kryeministri Nano.

Gazeta Koha e Jone