Faturat e energjisë, 62% e kostos vetëm blerja në tregje, Shqipëria më shtrenjtë se gjithë rajonin. –

30/12/2018

E keni menduar ndonjëherë se sa për qind e faturës që paguani çdo muaj për energjinë është në të vërtetë kosto reale për ta siguruar atë. Një monitorim i sekretariatit të Komunitetin e Energjisë publikuar në 6 dhjetor tregon se sigurimi i energjisë në tregje të paktën për Shqipërinë nuk është edhe aq i thjeshtë. Në analizë është marrë një profil konsumatori me 3500 kwh energji konsum vjetor dhe çmimet e energjisë për muajt nëntor dhjetor për të parë se cilat ishin kostot që e përbënin atë.

“Figura 9 tregon mënyrën sesi ndahet çmimi final i energjisë për familjet në kryeqytet në nëtor dhjetor 2017 bazuar në një profil konsumi 3500 kwh në vit. Përbërja e çmimit final të energjisë elektrike tek familjarët ndryshon shumë në varësi të palëve kontraktuese. Pjesa e komponetit të energjisë në faturën finale ishte pak më shumë se 50 për qind në Kosovë dhe në Maqedoni ndërkohë që ishte më e ulëta në Serbi dhe më e larta në Shqipëri me 62 për qind. Pjesa më e madhe e komponentit të energjisë lidhet me koston e blerjes së energjisë në tregun e shumicës” thuhet në raport. Duhet të kemi parasysh që në vitin 2017 Shqipëria pati një nga vitet më problematike për sigurimin e energjisë duke qenë se pjesa më e madhe u sigurua në import dhe kostoja e këtyre blerjeve ishte dukshëm e kripur.

Por në faturë nuk gjejmë vetëm koston e blerjes së energjisë por edhe atë të transmetimit si dhe taksa e tarifa.

“Përqindja e kostos së rrjetit në totalin e çmimit të energjisë për familjarët varionte nga 21 për qind në faturën finale në Shqipëri në 43 për qind në Serbi. Taksat dhe tarifat në faturën e enegjisë variojnë mes 7 dhe 17 për qind në cmimin final të konsuamtorëve duke reflektuar politika të ndryshme fiskale kombëtare.

Përqindja e pagesave për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në çmimin final jep një indikacion për mbështetjen e prodhimit të energjisë nga të rinovueshmit deri në masën që financohet nga tarifa e energjisë elektrike. Në Shqipëri dhe në Kosovë nuk u raportua mekanizëm mbështetës për energjinë nga burimet e rinovueshme në vitin 2017. Në Bosnjë Hercegovinë dhe në Serbi mbështetja për burimet e rinovueshme zinte 1 për qind të çmimit final në faturën e konsumatorit familjar ndërsa në Mal të Zi dhe Maqedoni këto përqindje ishin 5 dhe 7 për qind respektivisht” thuhet në raport.

Nga: www.monitor.al