Fëmijët që janë 16 plus do ftohen për vaksinim”, tha Mira Rakacolli.

E fundit! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Miratohet doza e tretë, vaksinim edhe fëmijët +16 vjeç

22 TETOR 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë një mbledhje të sotme ka vendosur që të miratojë rekomandimin e bërë nga Komiteti i Vaksinimit ku është parë e nevojshme doza e tretë e vaksinës, anti-covid.

Rekomandimi i dytë i miratuar është për uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe po ashtu vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore.

“Komiteti i Ekspertëve vendos që personat që janë mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë. Që nga data 1 nëntor. Fëmijët që janë 16 plus do ftohen për vaksinim” tha Mira Rakacolli.

Gazeta Shqip