Fenomen i rralë: Dëbora mbulon shkretëtirën e Saharasë
Fenomen i rralë: Dëbora mbulon shkretëtirën e Saharasë
18 JANAR 2022
Një fenomen i rrallë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Shkretëtira e Saharasë është mbuluar nga dëbora pasi temperaturat ranë nën zero.
Akulli e mbuloi dunën në fenomenin e rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku janë regjistruar temperatura prej 136.4F (58C). Fotografi Karim Bouchetata ka kapur dje imazhe mahnitëse të borës dhe akullit në qytetin Ain Sefra në veriperëndim të Algjerisë.
Gjatë natës, termometri në qytetin algjerian bie në -2C (28F). Akulli krijoi pamje mahnitëse në rërë pasi zona u përball me një dëborë që binte papritur.
Kjo është hera e pestë në 42 vite që qyteti ka parë reshje dëbore, ndërsa rastet e shkuara kanë ndodhur në 1979, 2016, 2018 dhe 2021. Ain Sefra i njohur si Porta e Shkretëtirës është rreth 3000 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet Atlas.
Shkretëtira e Saharasë mbulon pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka kaluar nëpër ndryshime në temperaturë dhe lagështi gjatë disa qindra mijëra viteve të fundit. Edhe pse Sahara është shumë e thatë sot, ajo pritet të bëhet e gjelbër përsëri pas rreth 15,000 vjetësh. Vitin e kaluar, devetë u panë të rrethuara nga bora, ndërsa Afrika e Veriut u kap nga temperatura ekstreme në muajt e verës dhe të dimrit.
Gazeta Shqip