Fenomen i rrallë natyrorë në Kojë, Malësi të Madhe në rrethinat e Tuzit
9 Shtator 2024
Nga Anton Pllumaj
Para do kohe kemi zhvillua nji ekspeditë hulumtuese nëpër katundet e Kojës, në krahinën Malësi e Madhe, rrethinat e Tuzit. Në livadhet e katundit Radofçë kishte humbur toka, diçka e rrallë në malet tona!
Kjo është dëshmi se luginat, lugjet dhe vorbullat karstike janë forma gjeomorfologjike poligjene. Janë krijuar si çarje tektonike të cilat janë përpunuar nga erozioni karstik. Sipërfaqet e lugjeve dhe formave të tjera janë rrafshuar dhe mbushur me “terra rossa”. Në fundin e tyre ndodhen humnera të cilat përbijne ujrat atmosferike dhe sipërfaqësore. Humnerat gradualisht gërryhen dhe zgjerohen nga erozioni kimik. Kështu me kohën shtresat e depozituar në siperfaqe humbin mbështetjen dhe humbin në humnerë.
Këso dukunish kemi hasur në trevën e Hotit, Grudës, dhe të Trieshit. Duhet patur kujdes gjatë vizitave të tyre!

Huazuar nga FB: “Malësia Adventure“