Fenomeni i çuditshëm: – Peshkaqenët po “ecin” në tokë për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike
27 Gusht 2022
Peshkaqenët me “spaleta”, një specie e veçantë me bisht të gjatë, po evoluon mes ndryshimeve klimatike.
Ata po durojnë për një periudhë të gjatë jashtë ujit, në mungesë të oksigjenit, duke lëvizur në tokë për një periudhë rreth 2 orë për të shpëtuar nga ngrohja e oqeaneve.
Ky lloj peshkaqeni rritet deri në 1 metër, ndërsa kohët e fundit është zbuluar se ai mund të lëvizë në tokë deri në 30 metra, duke përdorur pendët e tij. Studimet e mëparshme kanë treguar se ky lloj peshkaqeni mund të jetonte deri në 1 orë maksimumi jashtë ujit.
Zbulimi i fundit është bërë nga biologët në Universitetin Atlantik të Floridës (FAU) dhe një ekip në Australi. Sipas tyre, kjo specie ka zhvilluar aftësitë e saj për t’u përshtatur me mjedisin.
Megjithatë, këtij peshkaqeni i janë dashur gati 9 milionë vjet për të evoluar në këtë gjendje ku ka arritur sot.
Këta peshkaqenë gjendet në ujërat e Australisë dhe Indonezisë.