Fenomeni i pazakontë në Vlorë, ja çfarë ka ndodhur me detin
22 Shkurt 2023
Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Vlorë. Ditën e sotme sipërfaqja ujore në plazhi është tkurrur.
Deti është tërhequr mbi 100 metra si rezultat i fenomenit të zbaticës.
Fenomene të tilla ndodhin pothuajse gjithmonë në periudha të caktuara të vitit në zonat bregdetare.
Por herët e kaluara deti është tërhequr deri në 50 metra, ndërsa këtë herë, zbatica ka sjellë tërheqje të detit deri në 100 metra.
I njëjti fenomen është regjistruar edhe vitin e kaluar në Vlorë dhe Shëngjin, në datat 21 dhe 22 mars.