Fermerët në protestë, derdhin bidonat me qumësht e hedhin kastravecët në rrugë …
Fermerët në protestë, derdhin bidonat me qumësht e hedhin kastravecët në rrugë …
3 prill 2019.
Fermeret e Lushnjes dhe Rrogozhines kane protestuar sërish sot, duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH per prodhuesit e qumështit.
Në shenjë proteste ata derdhën qumështin në rrugë e hodhën kastravecë në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e ketij vendimi nga qeveria.
Protestuesit kane bllokuar aksin kryesor rrugor, ndersa mbajne ne dore pankarta me mbishkrimet “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.