Protestat e Fermereve Lushnje 12 Nentor 2021

Fermerët protestë në Lushnjë kundër paketës së re fiskale, përplasen me policinë dhe bllokojnë autostradën: Kërkojmë subvencione për prodhimet bujqësore!

– Shoqërohen 15 persona

12 Nëntor

Fermerët e Fierit dhe Lushnjës kanë protestuar mesditën e sotme tek rrethrrotullimi i Plugut kundër paketës së re fiskale. Kjo protestë e tyre vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së. 15 prej protestuesve janë shoqëruar nga policia pasi akuzohen se kundërshtuan me dhunë efektivët duke bllokuar edhe autostradën.

Fermerët e Myzeqesë në protestë kundër paketës së re fiskale! Kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar liston 6 kërkesat për qeverinë

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit

Fermerët e Fierit dhe Lushnjës kanë protestuar mesditën e sotme tek rrethrrotullimi i Plugut kundër paketës së re fiskale. Pas përfundimit të protestës, 15 persona janë shoqëruar në komisariat pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke bllokuar edhe autostradën.

Kjo ka bërë që disa prej të afërmve të protestuesve të mblidhen para Komisariatit të Policisë Lushnje dhe kërkojnë lirimin e të shoqëruarve. Policia ka thirrur në komisariat edhe një përfaqësues të kësaj proteste. Ata shprehen se gjithçka ishte paqësore dhe se nuk është dhunuar asnjë polic, ndaj nuk dinë pse janë shoqëruar personat e afërm të tyre.

LEXO EDHE:

U kap duke gërmuar tokën me ekskavatorë, arrestohet 39-vjeçari në Patos

“Jemi grumbulluar sepse pasi përfundoi protesta, disa persona janë shoqëruar në komisariat pa asnjë arsye. Ishte protestë paqësore, ishte pak e rrëmujshme por nuk është dhunuar asnjë polic. Na lajmëruan me telefon që kanë shoqëruar disa persona. Nuk e dimë, po i mbajnë brenda apo çfarë po bëhet.”-thanë ata para Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Kjo protestë e fermerëve vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së. Duke refuzuar këtë paketë fiskale e cila u miratua në parim ditën e djeshme në Komisionin e Ekonomisë, fermerët i kanë adresuar disa kërkesa Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Rama, ku kërkojnë subvencione direkte për prodhimet e tyre bujqësore.

Fermerët kërkojnë barazim të TVSH-së në shitje dhe në blerje si dhe rivendosjen e TVSH-së me 6%. Sipas tyre kërkesat nuk janë plotësuar çka ka çuar edhe në protestën e sotme. Për shkak se kishin bllokuar rrugën tek rrethrrotullimi i Plugut, në autostradën e Lushnjës, fermerët janë përplasur me forcat e policisë, pasi kishin bllokuar qarkullimin e mjeteve në autostradë.

Ja kërkesat e fermerëve

-Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg

-Barazim i TVSH-së në shitje dhe blerje

-Pezullim i TVSH-së për plehrat kimike

-Laboratorë analizash

-Garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit

Sa i përket paketës së re fiskale ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.

Gazeta Shqiptarja.com