1 Janar 2023

Nga të lënduarit 12 janë në Tiranë, ndërsa një në Pogradec. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë dalë nga spitali.

Festimet

TIRANE-Nata e ndërrimit të viteve në vendin tonë solli disa incidente, në të cilat përfshihen 13 persona të plagosur nga fishekzjarret.

Nga të lënduarit 12 janë në Tiranë, ndërsa një në Pogradec dhe 2 femije ne Fier. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë dalë nga spitali. Një aksident me vdekje u shënua rreth orës 21:00 në Bulqizë, aty ku një 24-vjeçar (viktima) humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Katër raste të regjistruara me dëmtime nga fishekzjarret janë regjistruar në spitalin e Vlorës. Ndërsa janë regjistruar rreth 20 raste me konsum të tepërt të alkoolit.

Në Durrës një zjar i madh ka rënë në tregun industrial, aty ku janë djegur disa dyqane.

Përgjatë ndërrimit të viteve dhe në orët e para të vitit 2023 nuk është regjistruar asnjë ngjarje kriminale, aksident rrugor apo konflikte. Shërbimet e policisë kanë qenë prezente në sheshe e lokale ku u festua, në rrugë e akse nacionale me makinat inteligjente.