Festivali i dytë Folklorik Kombëtar “FestFolk Klosi” 2019. Shembulli i traditave, Klosi i lashtësisë. –
Festivali i dytë Folklorik Kombëtar “FestFolk Klosi” 2019. Shembulli i traditave, Klosi i lashtësisë. –
“Folklori është vlerë e vlerat duhet gjithmonë të ruhen, të mbrohen e promovohen. Dhe kjo më së shumti është detyrë e institucioneve. Ju lumtë Klosi i traditave!”
Në bjeshkët e larta të Matit, në këtë anë të Shqipërisë së Mesme, në këto alpe të bukura, shtrihet rrëzë maleve qyteti i bukur i Klosit.
Ky qytet kishte burra e gra të pushkës e pendës të nderit e bujarisë nëpër kohëra, por tani në këtë shekull, shekulli 21 ky shekull i shqipëtarëv dhe i bashkimit që gjenerata jonë po e gëzon, i kujton kohërat e lavdisë historike të kombit me organizim festivalesh folklorike, me mitingje poetike, me sesione shkencore e simpoziume të shumë organizimesh , të gjithë së bashku nga të gjitha trojet shqiptare,në Klos e Malishevë , në Prishtinë e Tiranë në Shkup e Shkodër në Ulqin e Prizren , sot dhe çdo herë të gjithë së bashku, erdhi dita që ashtu siq i ndan dikur trojet e Arbërit, sot e kuptuan fuqit e mëdha dhe po bashkohet nëna me fëmit e vet , urime o kombi jonë i shumë vuajtur nëpër kohërat e vuajtjeve historike. Por djali nga kjo anë e hartës gjeografike, që i takon Matit tonë të bukur alpërorë, që punon ditë e natë, matjani Ikli Punavija me bashkëpunëtorët e tij arriti që në këtë dy- vjetor të këtij festivali aqë të madhë mbarëkombëtar t’i japë jehonë anekënd trojeve shqiptare dhe të jenë ansamble folklorike nga të gjitha trojet shqiptare në këtë ditë kur këta po e organizojnë këtë festival aq madhështor, falë dhe kontributeve shtetërore të Bashkisë së Klosit.
Në këtë qytet të lashtësisë e të kulturës u mbush qendra përplot Shoqëri Kulturore-Artistike të të gjitha trojeve shqiptare për të marrë pjesë në këtë Festival Folklorik Kombëtar. Të gjitha shoqëritë pjesmarrëse defiluan deri në sheshin e qytetit, aty në favojen e rregulluar ku mbahet programi madhështor i këtij eventi madhështor me këngëtarë, artistë, humoristë e poetë anekënd trojeve të arbërit. Ky defilim u përcoll me duartrokitje të mijërave qytetarëve klosjanë. Bashkia e Klosit me kryetar zotëri Ilmi Hoxha, që ishte mbështetës kryesor i këtij festivali madhështorë, por që i dhuroi klosianëve një ditë të këndeshme e shumë të bukur me këngë e valle. Në këtë aktivitet aq madhështorë, siç di ta bëjë kryetari i SHKA “Petralba” të Klosit, z. Ikli Punavija me bashkëpuntorët e tij, së bashku me institucionet lokale shtetërore të Bashkisë së Klosit, performuan grupe nga të gjitha trevat shqiptare, për të cilat në fund të këtij festivali madhështor, që do të mbetet çdo herë në kujtesë, iu dhanë edhe çmimet të ndryshme.
Në këtë realizim të këtij aktiviteti nuk mungoi as edhe bashkëpunimi me emrat e subjekteve të shumta dashamirë të këngës e valles, dashamirë të skenës e të artit. Nuk duhet harruar pa i përmendur, se në këtë festival aq madhështorë me prezencen e tyre që i dhanë edhe më shumë frymë këtij eventi ishin folkloristi dhe humoristi i njohur në tërë trojet shqiptare, tropojani ,dr.Ali Mula, këngëtarja e mirënjohur e Estradës Shqiptare Donika Tufa e shoqëruar së bashku me bashkëshortin e saj Bujar Tufën, si dhe me bashkëpuntorët e saj, ishte dhe aktorja e skenës së humorit, zonja Ikbale Rama e shoqëruar me bashkëpunëtoret e saj nga Tirana . Po ashtu nga Prizreni i lashtësisë, pra nga kryeqyteti i trojeve shqiptare, ishte dhe gazetari i mirënjohur i kombtares “Bota Sot”, Aziz Bytyçi, i cili ishte edhe anëtar i jurisë së këtij Festivali madhështor. Pastaj nga Prizreni erdhi edhe kryetari i Unitetit Global Alban të Degës së Prizrenit, Dashnor Gërmizaj, i shoqëruar nga koreografi Blerim Gashi si dhe bashkëpuntoret e tij , e shumë figura emrash të njohur të botës shqiptare.
Pasi që ishte një numri i madhë pjesmarrësish nga të gjitha trevat shqiptare dhe i dhanë jehonë të madhe këtyre alpeve gjithë shqiptare me prezencen e tyre në këtë event shumë të madh e madhështorë që do jetë në kujtesë çdo herë , kryetari i Bashkisë së Klosit z. Ilmi Hoxha , zëvendës kryetari i Bashkisë së Klosit ,z,Armando Gjoni , kryetarja e këshillit Bashkiak Klos, zonja Valbona Kola dhe zonja Adelina Laçi, nga fillimi e deri në mbarim, pra deri në përcjelljen e të pranishmëve ishin së bashku , na lanë mbresa për mikpritjen e tyre madhështore. Stafi i festivalit përbëhej nga drejtori Ikli Punavija, udhëheqës-artistik Ferit Hoxha, skenarist Hamdi Hysuka, skenograf Isa Dezhgiu. Juria e festivalit përbëhej nga Ali Mulaj (Mjeshtër i Madh) kryetar jurie, anëtarë Avni Hoxha (mësues e rapsodi klosjan) si dhe Aziz Bytyqi nga Prizreni (gazetari i njohur). Më në fund u ndanë këto çmime: Rapsodi më i mirë Gjon Kosteri nga SHKA “Besa Shosh“ Dukagjin.
Orkestrina më e mirë SHKA “Anadrinia” Rahovec, instrumentisti më i mirë Baki Xhaferi, SHKA “Anadrinia” Rahovec, Vallëtari më i mirë Sinan Alliu Bulqizë, Vallja më e mirë Grupi Folklorik “Selman Kadrija” Istog, Valltarja më e mirë Floranda Bytyçi, SHKA “Zëri i Llapushës” Malishevë, çmimi i publikut i jepet Grupit Folklorik nga Kukësi, kostumi autokton, Grupit Folklorik Kurbin, Grupi më i kompletuar, “Zëri i Llapushës” Malishevë dhe me çmimet fituese të Shoqërive Kulturo-Artistike në këtë Festival kombëtarë, i organizuar shumë mirë me artistë të artit të mëdhenj në botën shqiptare.
Çmimin e tretë e morën Rapsodi nga Ferizaj dhe SHKA “Anadrinia” Rahovec.
Çmimin e dytë e moren ”Jehona e Malësisë” Tetovë dhe “Besa Shosh” Dukagjin, Çmimin e parë e mori SHKA “Zëri i Llapushës”, Carrallukë-Malishevë.
Në këtë vend të bukur me njerëz mikpritës, bujarë, shtruan drekë në një hotel luksoz, ku ishin pjesmarrës më shumë se 150 vetë, e cila zgjati deri në mbrëmje mbi 5 orë. Gjatë kësaj kohe nuk mungoi as kënga e as vallja, nuk munguan as poezitë e as fjalët në mes të shoqe-shoqit, vërtetë edhe në këtë drekë ishte si në sheshin e të bukurit Klos. Ju lumtë organizatorëve, Zoti ju bekoftë juve dhe gjithë kombin e Arbërit.
“Folklori është vlerë e vlerat duhet gjithmonë të ruhen, të mbrohen e promovohen dhe kjo më së shumti është detyrë e institucioneve.