Festivali “Liqenet e Dumresë” mbledh qindra banorë e turistë në Belsh, –
Festivali “Liqenet e Dumresë” mbledh qindra banorë e turistë në Belsh, –
Nga Arsen Rusta.
Në Belsh për të tretin vit radhazi është mbajtur festivali folklorik “Liqenet e Dumresë” ku qindra qytetarë e turistë kanë shijuar buzë liqenit tingujt e muzikës së lehtë qytetare dhe asaj popullore. Për kryebashkiakun e Belshit, z.Arif Tafani ky festival është kartolina dhe promotori i turizmit në këtë zonë e cila çdo ditë vizitohet nga vendasë e të huaj.
85 liqenet e Dumresë për të tretin vit radhazi janë përfaqësuar në festivalin folklorik të muzikës së lehtë qytetare dhe asaj popullore të organizuar nga Bashkia Belsh.
Në kuadër të festivalit “Liqenet e Dumresë” janë bërë pjesë grupet e folklorit nga Tirana, Elbasani, Gramshi, Korca, Fushë Arrësi, Ulqini dhe Kaçaniku.
Edicioni i tretë i këtij festivali, i kthyer tashmë në traditë përgjatë fundjavës ka mbledhur me qindra banorë të zonës dhe turistë që kanë shijuar muzikën si dhe produktet e zonës me panairet ushqimore.
Në këtë festival janë ndarë dhe çmime për grupet folklorike ku akademia e Tiranës ka marrë çmimin e parë ndërsa më pas janë renditur grupi i Librazhdit dhe Korçës.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse për pjesëmarrësit dhe të ftuarit kyrebashkiaku Arif Tafani ka theksuar se ky aktivitet ka në fokus promovimin e vlerave të traditës dhe turzimit që mbart Belshi dhe zona e Dumresë.
Prej më shumë se dy vitesh qendra e Dumresë i është nënshtruar rikonstruksionit duke e kthyer liqenin në një zonë atraksioni turistik përreth të cilës nuk ka më ndërtime pa leje dhe banime por gjithçka është kthyer në pedonale.