6 Nentor 2024

Lush Osmani administratore i Shpresa.Al ka dëshmuar këtë të mërkurë në gjykatën e posaçme.

Ai ka dhënë deklarime si dëshmitar i kërkuar nga mbrojtja  në lidhje me procesin qe po zhvillohet për inceneratorin e Fierit.

Sipas burimeve kompania Sili Shpk, JPY shpk, Pivot 04 shpk fantazme kane lidhur kontrate me bashkëpunim me Shpresa Al për vendin në dispozicion të kamionëve për transportimin e inerteve.

Lush Osmani ka treguar para prokurorit Dritan Prençi që është në dijeni të këtyre kontratave dhe ka qenë ai që ka firmosur.

Sipas Osmanit makineritë e tij kanë kryer transport në Kruje, Tirane dhe Durrës por pyetjes nëse ka bërë transport për në qytetin e Fier ai tregon se nuk ka dijeni për këtë fakt.

Prokuroria dyshohet se këto kompani nuk kanë kryer asnjë lloj shërbimi, por shërbimin e plote e ka kryer Integredet Energy.

Sipas SPAK mënyra e fshehur nëpërmjet këtyre kompanive të lë të dyshohesh mbi pastrim parash.

Nga Edison Vatnikaj