
Fillojnë memet: – A kemi President!

Bajram Begaj
3 Gusht 2022
Vdekja e 7 vjeçares, Jonada Avdia ditën e djeshme në Himarë, si pasojë e përplasjes nga një mjet ujor i drejtuar prej oficerit të policisë, Arjan Tase, ka tronditur mbarë opinionin publik, duke sjellë reagime të panumërta nga qytetarë, politikanë dhe figura publike.
Ngjarja e rëndë, me pasoja tragjike, është shoqëruar me dhimbje, pikëllim dhe revoltë nga qytetarët.
I vetmi që ende nuk ka gjetur kohën të reagojë publikisht, është Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj.
Ndoshta kjo ngjarje nuk vlerësohet si mjaftueshëm e rëndësishme për të patur vëmendjen e Presidentit të ri, por heshtja e tij, e ka shndërruar menjëherë në meme në rrjetet sociale.
Gazeta Shqiptare