Fillon numërimi për votat e kandidatëve në qarkun e Vlorës, kjo është socialistja që ka lënë pas Edi Ramën

27 PRILL 2021

Pasi në 10 qarqe ka mbaruar numërimi i votave, duke shpallur fitues Partinë Socialiste në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan. PD është shpallur fituese në Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës.

Tashmë ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët në qarkun e Vlorës dhe të Korçës, për të gjitha partitë politikë.

Në qarkun Vlorë ka nisur numërimi i kandidatëve për KZAZ 92 Konispol. Ajo që bie në sy në këtë njësi është fakti se Anila Denaj ka marrë më shumë vota se vetë kryeministri Edi Rama, i cili ishte i renditur i 8 në listën e qarkut të Vlorës, ndërsa Anila Denaj ishte renditur e 4-ta.

Kandidatët e PS-së në KZAZ 90 në Konispol janë:

Anila Denaj 1079

Niko Kuri 471

Damian Gjiknuri 635

Edi Rama 989

Kandidatët e PD-së në KZAZ 90 në Konispol janë:

Ina Zhupa 755

Joel Dine 450

Bujar  Leskaj 781

Gazeta Sot