Filluan Projekt Financimet per Zgjedhjet Lokale, 400 000 euro per Projekt Fizibiliteti ne SHKODËR. –

31/01/2019.

Është organizuar Workshopi në kuader të projektit “Liqeni i Shkodrës, fshatrat Shirokë e Zogaj, Sistemet e Ujësjellësit dhe të Ujërave të Zeza dhe Menaxhimi i Mbetjeve: Studim Fizibiliteti dhe Vlerësim i Ndikimit Mjedisor dhe Social”.

Projekti me vlerë prej 400.000 EUR dhe me kohëzgjatje prej 9 muajsh, financohet nga dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me bashkinë Shkodër.

Për liqenin e Shkodrës do të përgatiten një studim fizibiliteti, projekti teknik dhe vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe social për rrjetin e infrastrukturës së ujësjellesit, ujërave të zeza dhe menaxhimit të mbetjeve për fshatrat Shirokë, Zogaj dhe lagjen e romëve tek Ura e vjetër e Bunës

Qëllimi është që në fund të muajit shtator 2019, të jetë gati i gjithë dokumentacionin teknik për të siguruar financimin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Asistenca teknike e vënë në dispozicion ishte e nevojshme për të maksimizuar potencialin e Liqenit të Shkodrës dhe te zonave rreth tij dhe

për të përgatitur projektin e investimit që do të mundesojë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik duke mbrojtur burimet natyrore te zones dhe duke promovuar traditat dhe trashëgiminë historike e kulturore të këtij territori.