Firma e ish-ministrit po masakron një prej bukurive natyrore më të mëdha në Shqipëri –

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Luçiano Boçi thotë se një ndër bukuritë e rralla të natyrës shqiptare, Kanioni i Holtës në Gramsh po zhduket për shkak të ndërtimit të HEC-ve.

Luçiano Boçi akuzon ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC po zhduk bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës, ndërsa kërkon ndalimin e punimeve.

“Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri.

Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital fillestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti.

Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë apokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë.

Babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton.

Kjo marrëzi me natyrën e Zotin duhet të ndalet!”- shkruan Boçi.