Korbi

Firma suedeze stërvit sorrat për të mbledhur bishtat e cigareve

2 Shkurt 2022

Sorrat po rekrutohen për të mbledhur bishtat e cigareve të hedhura në rrugët dhe sheshet e një qyteti suedez, si pjesë e një përpjekjeje për uljen e kostove të pastrimit.

“Ata janë zogj të egër që marrin pjesë në baza vullnetare,” tha Christian Gunther-Hanssen, themeluesi i Corvid Cleaning, kompania që qëndron pas metodës.

Fondacioni Keep Sweden Tidy thotë se më shumë se 1 miliard bishta cigaresh lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, që përfaqëson 62% të të gjithë mbeturinave. Sodertalje, qyteti suedez shpenzon 20 milion krona suedeze (1.6 milion £) për pastrimin e rrugëve.

Gunther-Hanssen vlerëson se metoda e tij mund të kursejë të paktën 75% të kostove që lidhen me mbledhjen e bishtave të cigareve në qytet.

Sodertalje po kryen një projekt pilot përpara se të hapë operacionin në të gjithë vendin, ku shëndeti i zogjve është konsiderata kryesore duke pasur parasysh llojin e mbetjeve të përfshira.

Gunther-Hanssen tha: “Sorrat janë më të lehta për t’u mësuar dhe ka gjithashtu një shans më të lartë që ata të mësojnë nga njëri-tjetri. Në të njëjtën kohë, ekziston një rrezik më i ulët që ata të hanë gabimisht çdo mbeturinë.’’

Gazeta Dita