Firmosi koncesionin për Dizdarin, Gjiknuri: Foto me McGonigal? – Nuk e dinim që nuk raportonte. – Firmosi koncesionin për Dizdarin
7 Shkurt 2023
Ministri firmosi megjithëse Gjykata Administrative dha vendimin që tenderi ishte i parregullt dhe se kompania e Dizdarit kishte ofertë më të lartë se kanadezët e renditur pas tyre, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 10 milion euro dëm.
Sekretari i përgjithshëm, i PS-së Damian Gjiknuri ka pohuar se është takuar me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal por ai nuk ka dhënë detaje mbi takimin dhe për çfarë u diskutua.
Gjiknuri tha se McGonigal nuk është favorizuar nga qeveria Rama dhe as nga ai gjatë kohës kur ka qenë ministër Energjetike
Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo, Gjiknuri tha se nuk ka qenë në dijeni se McGonigal nuk i kishte deklaruar udhëtimet e tij në Shqipëri.
“E kam takuar disa herë pasi ju besoj e keni lexuar dhe aktakuzën, nuk flitet për shqetësim pse ka takuar ministrin e Energjisë. Nuk ka qenë i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës. Nuk ka qenë i shoqëruar nga zoti Duçka. Ajo është bërë në një ceremoni që i është McGonigal që i është dhënë “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Tropojës, dreka është bërë në Tiranë.
Kaq është historia, nuk ka gjë të fshehtë, nuk ishte terrorist, apo njeri me krime që unë duhet të ruhesha. Nuk kishte dijeni qeveria shqiptare nëse ai do të ishte në thyerje të Kodit të Etikës që nuk ka deklaruar udhëtimet në Shqipëri, kemi qenë në mirëbesim të një zyrtari të lartë.
A ka zbatuar ai detyrën është një çështje që po hetohet. S’kam pse them për ça folëm”, tha Gjiknuri.
Ai shtoi se McGonigal nuk është favorizuar nga qeveria Rama dhe as nga ai, gjatë kohës kur ka qenë ministër Energjetike.
Por Gjiknuri ka firmosur një koncesion për kompaninë e Shefqet Dizdari, ortak i Nezës dhe i McGonigal në fushën e naftës.
Ministri firmosi megjithëse Gjykata Administrative dha vendimin që tenderi ishte i parregullt dhe se kompania e Dizdarit kishte ofertë më të lartë se kanadezët e renditur pas tyre, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 10 milion euro dëm.