14 Shkurt 2025

Politologu Fitim Zekthi, i ftuar në studion e “Open” në News24, ka komentuar veprimet e fundit të SPAK dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj kësaj strukture.

Sipas Zekthit, SPAK ka treguar një përpjekje serioze për të ndëshkuar ata që kanë mbetur të paprekur nga drejtësia gjatë 34 viteve të fundit, të cilët ai i etiketoi si “zullumqarët e 34 viteve”.

“Kjo është një përpjekje shumë serioze, e vështirë dhe e lodhshme, me kosto, por duket se ka një vijimësi,” tha ai.

Ai kritikoi ashpër edhe qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj SPAK, duke e cilësuar gjuhën e tij si të papranueshme. “Gjuha e Ramës ishte e tmerrshme ndaj tyre dhe është në kufijtë e një vepre penale,” u shpreh Zekthi.