Fitoi nofken “Llesh Kimiku”, njofton vetë largimin nga qeveria
Fitoi nofken “Llesh Kimiku”, njofton vetë largimin nga qeveria
11 shtator 2020
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar sot se nuk do të jetë më në këtë post.
“Që nuk do jem më, është e sigurt. Asnjë nuk është i përjetshëm në këtë post”, është shprehur Lleshaj.
Ai gjithashtu theksoi sfida e të ardhmes për Policinë është goditja e krimit kibernetik dhe ekonomik.
“Kemi përmirësim të të gjithë indikatorëve të cilët masin performancën e punës së policisë. Qëllimi është lufta e vendosur kundër krimit. Ndaj është nevojë e dorës së parë që policia të jetë e pajisur, e trajnuar etj.
Ndërkohë sfida e re do të jetë luftimi i krimit edhe aty ku nuk ka qenë traditë e fortë, kryesisht në fushën e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Ndërsa ftoi të rinjtë e diplomuar në sektorët përkatës t’i bashkohen radhëve të policisë”, tha Lleshaj.