8 Gusht 2024

… Meta: Unë i kam dhënë një mesazh dikur kryebashkiakut të Himarës që tani është në burg. I kam thënë bej kujdes, ky (Rama) të merr në qafë.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konferencë për shtyp, u pyet nëse kishte një mesazh, Vangjel Tavon, i cili më parë ka qenë deputet i LSI, ndërsa së fundmi fitoi zgjedhjet për bashkinë e Himarës nën siglën e PS-së.
Meta tha se për Tavon nuk ka asnjë mesazh, por për kryeministrin Edi Rama tha se ky i fundit është duke fshehur akte të rënda të tradhtisë kombëtare.

Meta: Unë i kam dhënë një mesazh dikur kryebashkiakut të Himarës që tani është në burg. I kam thënë bej kujdes, ky të merr në qafë.

Këtë mesazh ia kam dhënë të tjerëve që sot po bëjnë burg për Edi Ramën.

Kam një mesazh për grabitësin e bashkisë së Himarës, për Edi Ramën, sigurisht që kam një mesazh, ‘të gjitha këmbimet dhe shkëmbime që bën ti, për të fshehur akte të tradhtisë kombëtare dhe për të fituar konsensus për grabitjen e pronave të himariotëve, për pastrim të parave nuk do të funksionojnë’.