Fituesi i çmimit Nobel bën deklaratën e fortë dhe tregon çfarë fshihet dhe ku është krijuar virusi: Ka element të HIV-it në gjenomin e koronavirusit edhe…
Fituesi i çmimit Nobel bën deklaratën e fortë dhe tregon çfarë fshihet dhe ku është krijuar virusi: Ka element të HIV-it në gjenomin e koronavirusit edhe…
24 APRIL 2020
Bota është mbërthyer nga pandemia që ka sjell koronavirusi, ku shifra e viktimave vazhdon të rritet po ashtu edhe personave të infektuar.
Janë hedhur shumë dyshime mbi prejardhjen e virusit vdekjeprurës, që mund të jetë prodhuar në laborator. Profesori Luc Montagnier, fitues i çmimit Nobel në mjekësi në vitin 2008 ka hedhur dyshime të forta mbi origjinën e koronavirusit.
Ai shprehet se Covid-19 është një manipulim në laborator në Wuhan të Kinës. Profesori deklaron se koronavirusi është rezultat i një përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër virusit të AIDS-it.
Në një intervistë dhënë në kanalin Francez CNews dhe Montagnier i cili zbuloi HIV-in (Human Imunodeficiency Virus), pretendoi praninë e elementeve të HIV-it në gjenomin e koronavirusit dhe madje edhe elementë të mikrobit të malaries.
Ai u shpreh:
Laboratori i qytetit Wuhan është specializuar në këto koronaviruse që nga fillimi i viteve 2000. Ata kanë eksperiencë në këtë fushë. Pretendimi i tij ka ardhur në një kohë, kur SHBA po heton për rrjedhjen e virusit nga laboratoret në Kinë. Kjo hipotezë e tij mori kritika nga shkencëtarët, përfshirë kolegët e tij.
Gazeta Sot