Fjalët e para të trajnerit të Kosovës pas fitores historike ndaj Çekisë
Fjalët e para të trajnerit të Kosovës pas fitores historike ndaj Çekisë. –
07/09/2019.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur shumë i lumtur pas fitores historike kundër Republikës së Çekisë.
Trajneri i “dardanëve” pas ndeshjes tha se ky ishte mentaliteti i duhur që duhej të tregonte Kosova, dhe se kundërshtari ishte shumë i fortë.
15 ndeshje të pamposhtur? “Ishte stabiliteti i duhur, kemi parë një skuadër të jashtëzkonshme dhe kishim një kundërshtar shumë të mirë përballë”
Challandes u pyet edhe për mungesat, teksa tha se nuk mund të flitet për një skuadër të dytë të Kosovës. Ai theksoi se vetëm një lojë kolektive do mund të sillte fitioren në këtë ndeshje.
“Përdorëm situatën dhe e kuptova këtë situatë, ndryshova disa pozicione dhe kam thënë vetëm një ndeshje kolektive mund të na shpëtoj. Dikush e humbi përqëndrimin dhe dikush luajti më shumë”.Normalisht ata kanë lojtarë të gjatë, kemi parë se si u shënua goli i tyre. Dy tre prekje dhe supergol, Por, ne me mefsuhorët tanë treguam që ditëm të përballëshim”.
“Nuk flasë për një skuadër të dytë. Ne kemi lojtarë të mirë që mund të luajnë në mesfushë ose në sulm. Nëse na mungon një ose dy ose tre lojtarë, ne reagojmë dhe kjo më gëzon shumë”, tha ai.
“Problemi ishte kundërshtari, ishte një kundërshtar shumë i fortë dhe ne mundohemi që ne të marrim topin dhe në momentinqë topi humbej ne duhej të merrnim atë”, shtoi ai.
Sipas Challandes, mesfushorët e Kosovës treguan se mund t’i bëjnë ballë çdo kundërshtari.