27 Dhjetor 2024

Flitet për një kuvend kombëtar: – Nuk kemi ditur as kush do të referojë, as se çfarë do të referohet.

Në datat 21 dhe 22 nëntor u mbajt në Tiranë Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, ku u prezantua Fjalori i Madh dhe i Ri i Gjuhës Shqipe, që përmban 120 mijë fjalë dhe që konsiderohet si vepra më e madhe leksikografike dhe semantike e shqipes së sotme. Albana Deda, pedagoge në Departamentin e Gjuhësisë në Universitetin e Tiranës, thotë se për këtë projekt, ajo dhe kolegët e saj nuk u informuan siç duhet.

Nuk kemi ditur as kush do të referojë, as se çfarë do të referohet. Flitet për një kuvend kombëtar. Por po ta shikosh programin, vetëm diskutim nuk ka. Prezantohet fjalori i madh i gjuhës shqipe. Në një realitet social si vendi ynë, projekte të tilla janë privilegj. Ne kemi probleme të jashtëzakonshme për të zgjidhur. Fondet që jepen duhen menduar mirë dhe me largpamësi se si duhet të shfrytëzohen. Fjalori nuk është gati. Atëherë për çfarë bëhen këto lloj aktivitetesh. Flitet për fjalorin e madh të gjuhës shqipe. Dhe janë tri kriteret kryesore, mes të cilave bazë është koncepti i standardit. Standardi ka një parim kryesor. Ai është parimi fonetik, pra, siç shqiptohet, duhet edhe të shkruhet. Këtu nuk janë futur as zanoret fundore, as thekset etj. Si mund të fusësh dialektizma dhe të mos e bësh këtë. 

Deda tha se nuk është vlerësuar para së gjithash frekuenca e përdorimit të një termi.

Në çdo kod të kultivar shihet frekuenca e përdorimit. Janë 26 vite punë gjatë të cilave ne sot duhej ta fillonim punën nga zero, që do të thotë nuk mund të marrësh e të përfshish tekstin letrar. Ku ta gjejmë që shqiptarët të flasin si Kadareja, por kjo është e pamundur. Pra nuk mund të përgjithësojmë. Ose duhet të mbledhim korpuset stilistike.

Sipas Dedëst, puna duhet të kishte nisur që nga mbledhja e korpuseve gjuhësore. Kjo, theksoi ajo, kërkon punë në terren dhe njerëz profesionistë.

Ne bëjmë platforma që janë eksperimente të dështuara. Ligjërimi i zakonshëm duhet përshkruar ashtu siç është. Kemi gramatika shumë të vjetra. Puna duhej të kishte filluar nga mbledhja e korpuseve. Këto punë nuk bëhen nga zyra, por duke shkuar rreth më rreth. Nuk mund të themi sot fjalimi i madh i shqipes, por parimi kryesor është standardi.

Nga: MCN Tv