Flakët përfshijnë disa zona përreth Delvinës. – Në lagjen Xhermëhallë rrezikohen 3 Monumente Kulture unikal.
11 Gusht 2024
Një tjetër zjarr ka shpërthyer në vendin e quajtur Hamallua, në fshatin Gjashtë. Ky zjarr ka shpërthyer përsëri, dhe ka dyshime se mund të jetë shkaktuar me qëllim.
Në Delvinë, zjarre janë regjistruar në lagjet Xhermëhallë, Vllahat dhe tani edhe në lagjen Mukurs. Zjarri në këto zona ka përfshirë pemët frutore dhe ullinjtë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pasuritë bujqësore të banorëve.
Forcat zjarrfikëse dhe autoritetet lokale janë të angazhuara në përpjekjet për të shuar këto zjarre dhe për të mbrojtur zonat e prekura. Megjithatë, situata mbetet sfiduese për shkak të përmasave të mëdha të flakëve dhe kushteve të vështira të terrenit.