Flamuri serb valëvitet në Tiranë, Rama në merak për trazirat: Heq kërpudhën dhe vendos kangjella mbrojtëse

E HËNË 20 DHJETOR 2021, 14:01

GAZETA SHQIP

TIRANË– Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është duke u valëvitur flamuri i Serbisë.

Nga pamjet që vijnë nga terreni duket se në Tiranë ka nisur puna për pritjen e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Nga ana tjetër shihet se kryeministri ka dhënë urdhër që “Kërpudha” e vendosur në krah të Kryeministrisë të largohet.

Gjithashtu rreth bulevardit dhe kryeministrisë janë vendosur kangjella për t’u paraprirë kështu trazirave të cilat mund të ndodhin në protestën e orës 16:00 thirrur nga Sali Berisha.

Gazeta Shqip