Flota detare për dasëm, radarët për trafik droge
Flota detare për dasëm, radarët për trafik droge
9 gusht 2020
Sot u shkarkua nga detyra zëvendës komandanti i forcës detare, Artur Meçollari. Mësohet se shkarkimi ka ardhur pasi Mecollari ka dhënë dakordësinë për përgatitjen e ceremonisë së një martese civile në një anije ushtarake. Ai ka dashur të organizojë ceremoninë e dasmës së një civili, djali i një ish-ushtaraku.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes “shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse”.
Mirepo Zv komandanti i forcave detare ,Z.Mecollari eshte shprehur se ai ka patur miratim nga ministria per ta zhvilluar kete ceremoni.
Hyrja e personave të huaj, pra civilëve në një anije dhe pa asnjë leje bie ndesh me rregulloret e forcave detare dhe atyre të armatosura.Ky eshte skandal.Nuk ka ne asnje vend antar te NATOs te ndodhi kjo.Rilindja dhe ministrja Xhaçka e kane kthyer antaresimin ne Nato ne karagjozllek. Flota Detare tashme sherben per dasma,ndersa radaret per ti ardhur ne ndihme trafikut te droges.
Ministrja e Mbrojtjes Xhacka u akuzua disa kohe me pare se kish nxjerrë për një kohë të gjatë nga funksioni radarët që kontrollojnë kufijtë detarë dhe ajrorë të Shqipërisë për të ndihmuar Habilajt ne trafikun e drogës drejt Italisë dhe Greqisë,duke e kthyer Adriatikun ne autostraden e droges, sic e quan dhe anti mafia italiane
“Nga ushtria e NATO-s në 4 vjet ushtria është shnderruar në ushtri hashashi”.
55news.al