Foli kryeministri i Avdylajve. Rama i përmend molotovin. –

6 qershor 2019

Kryebashkiakja Voltana Ademi i përgjigjet kryeministrit Edi Rama për deklaratat e bëra nga Cërriku.

Ndërsa Rama tha se deklaratat e Ademit për molotovin tregonin derexhenë ku ishte katandisur opozita, kjo e fundit tregohet edhe më e ashpër.

Ademi e quan Ramën kryeministër të Avdylajve dhe i vë kusht deri ditën e shtunë.

Pas publikimit të përgjimeve nga Bild, ajo thotë se Rama duhet të zgjedhë mes zgjedhjeve dhe qelive 339/1 ose 184.

Sqarim i detyruar për Kryeministrin e Avdylajve

Ai që sot shqiptarët po e njohin si kryeministër i bandave, qenka habitur nga deklaratat e mia për molotovin ndërsa në tentativë. për t’iu fshehur përgjimeve të BILD, mundohet të përdorë si “gjethe fiku” bezen e shishes imagjinare me benzinë.

Partneri në krim i bandave, e jo vetëm të Shijakut, i cili prej 2 ditësh nuk di ku të fusë kokën dhe si struci endet nëpër ranat e vendit, e di mirë se kësaj here nuk ka shpëtim nga e vërteta.

Përgjigjen më të mirë, Edi Rama do ta marrë në protestën e opozitës së bashkuar të shtunën, ku do të jem e pranishme edhe unë.

Pa molotov ish-kryeministër, por me bindjen e plotë se ti nuk e ke më vendin në kryeministri, por në qeli. Numrin e qelisë zgjidhe vetë, mundësitë e tua janë vetëm 2, 339/1 ose 184. Këto dy numra janë shpëtimi yt i vetëm.

Deri të shtunën vazhdo të livadhisësh nëpër Shqipëri si “Robert Çamçakizi” dikur. 

e.t./dita