‘Foltorja’ e Berishës, ish-ministri: – Gjallërimi i fuqishëm i opozitës, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen
‘Foltorja’ e Berishës, ish-ministri: Gjallërimi i fuqishëm i opozitës, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen
8 NËNTOR 2021
Arian Starova, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë u shpreh se Foltorja është një gjallërim i fuqishëm i ndërmarrë nga ish-kryeministri Berisha për opozitën.
Ai theksoi se është gjëja më qesharake të thuash se Foltorja është një nismë anti-amerikane, pasi PD ka pasur një mbështetje gjithmonë nga amerikanët.
Starova: Foltorja është një gjallërim i fuqishëm i ndërmarrë nga ish-kryeministri Berisha për opozitën. Ka ardhur koha të mos flasim më për krizë, por është momenti që të dalim nga kriza. Është gjëja më qesharake të thuash se Foltorja është një nismë anti-amerikane. Nuk mund të bëhet fjalë për një gjë të tillë. PD është shquar për marrëdhënie korrekte me SHBA-të duke u frymëzuar nga për reformat dhe demokracinë. Kemi pasur marrëdhënie të mrekullueshme.
Gjatë një interviste televizive, Starova shtoi se Berisha ka shumë mbështetje nga pas dhe është gati faktike sipas tij që ai do të vijë në krye të PD-së.
Starova: Unë kam dëgjuar se do të vijë Richard Grenel në Shqipëri dhe një gjë e tillë është pozitive dhe duhet të presim. Mesazhet nga Partia Republikane kanë ardhur dhe kanë mbështetje të fuqishme dhe i thonë Berishës që të qëndrojë i fortë dhe të vazhdojë me çështjen e tij që është është idealiste. Kjo lidhet me idealet dhe ngritjen e PD-së si një uragan drejt ndryshimi si në vitet ’90. Momentalisht është mundësi për të rrëzuar Ramën. E quajt fakt ardhjen e Berishës në krye të PD-së. Basha mirë është të kishte dhënë dorëheqjen.
Gazeta Sot