“Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori”- Meta: Programi i PL-së i jep goditje shpopullimit! – Qeveria s’mund të krenohet me disa bujtina në Kolonjë
24 Maji 2024
Sipas tij, programi i PL për bujqësinë i jep një goditje shpopullimit të vendit dhe axhendes, sic tha ai të Rilindjes për të falimentuar këtë sektor.
Meta theksoi se fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori që sipas tij “tregon armiqësinë e theksuar te “Rilindjes” me bujqësinë”
“Përmes programit tone per Bujqësinë i japim nje goditje shpopullimit, axhendes se qëllimshme te Rilindjes qe ka falimentuar kete sektor jetik per vendin.
Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori qe tregon armiqësinë e theksuar te “Rilindjes” me bujqësinë
Nuk mund te krenohet Qeveria me ca bujtina ne Kolonje, kur ne Kolonje “Rilindja” i ka dëbuar kolonjaret. Fermerët ne Kolonje, ne Korçë dhe ne mbare vendin po hedhin produktet ne kanal, po sharrojnë drurët frutore, po mbyllin fermat e po largohen nga Shqipëria per shkak te mos mbështetjes nga Qeveria qe i ka braktisur bujqit dhe fermerët”, tha Meta.
Gazeta Panorama