4 Shkurt 2025

Gazetari Julian Hoxhaj, foli rreth shpërdorimit të fondeve të USAID, nga organizatat në Shqipëri. Sipas tij, fondet miliona dollarëshe janë kanalizuar nga Xhorxh Soros, për të mbështetur financiarisht lëvizjet e majta.

Sipas tij, përfituesi kryesor kanë qenë mediat, bashkëshortja e Kryeministrit Rama dhe bashkëshortja e Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Hoxhaj: Dallga Trump ka marrë përpara një llum të tërë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Përsa i përket axhendave të ndryshme, atyre mediatike, e dimë tashmë se çfarë ndodh në SHBA, aty ku është djepi i demokracisë nga vetë Trump. Ajo që unë do të katalizoja pak në Shqipëri, sepse miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë që janë kanalizuar nëpërmjet Xhorxh Soros, sepse duhet ta kuptojnë vetë qytetarët shqiptarë. Soros nuk jep para nga xhepi i vetë. Por, Xhorxh Soros i ka marrë paratë e qytetarëve amerikanë dhe i ka përdorur ato për axhenda të ndryshme dhe për të mbështetur financiarisht lëvizjet e majta.

Tani, çfarë ka ndodhur me gjithë sistemin?

Media ka qenë një nga përfituesit kryesorë. Po ta vësh re, asnjë nga mediat nuk është marrë me këtë çështje. Por e kalojnë si një lajm të thjeshtë, sepse miliona dollarë, sidomos vitet e fundit kur erdhi Partia Socialiste në pushtet, janë investuar miliona dollarë për t’i shërbyer propagandër reforma në drejtësi, për ta mbajtur atë si një kauzë të drejtë, si diçka që do të sillte ndryshimin në Shqipëri. Ndërkohë në sot, kemi media të sponsorizuara drejtëpërdrejtë nga Xhorxh Soros, për të mbajtur gjallë propagandën e reformës në drejtësi. Por jo vetëm kaq, ajo që ne kemi bërë në emisionin ‘Plug’ dhe që e kemi nisur ndoshta gjatë kohës që SHBA-të ishin në fushatë, ka qenë zbërthimi i fijevetë kapjes së sistemit të drejtësisë. Dhe pikërisht, miliona të financuara nga USAID-i, kanë ardhur në Shqipëri dhe janë përdorur nga organizatat e majta për t’i shërbyer pikërisht, kapjes së sistemit të drejtësisë. Delia Ficon, ne e thamë që ka qenë një nga njerëzit që ka kontrolluar paratë që jepeshin për shoqëritë civile.

Dhe këto para ku shkonin? Kush ishte Shoqëria Civile në Shqipëri?

Tani na kujtohet dhe na dalin edhe llogaritë. Në vitin 2016, Rama në mes të Amerikës u ngrit dhe sulmoi Presidentin që do të vinte, Donald Trump. 

Por më pas, ne kuptuan që bashkëshortja e kryeministrit ishte eksperte kryesore e USAID. Nga ana tjetër këto ishin para që Delina Fico i çonte tek bashkëshortja e kryeministrit. Është një bashkëshorte tjetër e rëndësishme. Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, ka patur tre organizata të saja që ka marrë fonde miliona dollarë. Ndoshta po abuzoj me milionat, por me shuma të madha nga USAID, pikërisht për reformën në drejtësi. Të organizonin konferenca shkencore, madje të bënin edhe libra. Edhe kë kanë kapur, Arben Rakipin, drejtuesin e shkollës së magjistraturës.

A u hetuan skandalet e magjistraturës sot?

Jo, nuk janë hetuar.

Pse nuk u hetuan?

Sepse Arben Rakipi ka kapur pikërisht prokurorët e SPAK. Ata që duhet ta hetojnë atë, Arben Rakipi bën të kundërtën, u çon atyre hetues të rinj.

Ne do ta denoncojmë edhe në vijim dhe do ta zbërthejmë gjithë këtë problematikë që ka shkatërruar gjithë Shqipërinë.

Kam një pyetje për të gjithë miqtë tanë që kanë OJF. A kanë marrë këta ndonjë fond, ata që anë OJF me prirje të djathtë në Shqipëri nga USAID?

Të dalë një OJF që ka prirje të djathta, që ka dalë kundër axhendavetë LGBT, kundër axhendave të UOK, kundër shpopullimit.

A ka marrë ndonjë fond nga këta?A kanë marrë para ndonjë nga këta që thonë, ne jemi pro familjes. Le të dalë dhe të flasin.

© SYRI.net