4 Shkurt 2025

Banorët e fshatit Tragjas kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm, për burimin e ujit në zonën ku ata banojë.

Aty shkuan Forca të shumta policie, të cilët me mjete të rënda kanë ndërhyrë për prishjen e një stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit, po ashtu janë prishur dhe disa tubacione të tjera që shërbejnë  për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit.

Kjo ka bërë që banorët të mblidhen dhe të protestojnë duke kundërshtuar me forcë policinë.

Kujtojmë se para pak ditësh banorët e fshatit Tragjas kanë kundërshtuar duke protestuar që ujin e burimit të këtij fshati ta marrin dhe të furnizojnë zonat e bregdetit te Dhërmiut etj. Përplasja e banorëve me policinë vijon.