Forcat ukrainase zënë rob gjeneralin më të lartë rus që nga Lufta e Dytë Botërore
10 Shtator 2022
Ukraina ka zënë rob një gjeneral rus, që mendohet të jetë një ndër oficerët më të lartë të Moskës që do të kapeshin rob që nga Lufta e Dytë Botërore.
Videoja e publikuar të mërkurën zbuloi një grup robërish rusë të arrestuar nga Ukraina në mes të një kundërsulmi të befasishëm pranë qytetit të Kharkiv, mes tyre një burrë i veshur me uniformën e një nënkoloneli të rangut të mesëm.
Media ukrainase pretendon se ai është Andrei Sychevoi, një gjeneral-lejtnant i rangut të lartë dhe komandant i Grupit të Forcave të Rusisë Perëndimore.
Kyiv Post ishte ndër mediat ukrainase që raportoi lajmin, duke pretenduar se gjenerali Sychevoi ishte veshur me një uniformë të një rangu më të ulët që të mund të fshihte identitetin e tij përpara se të kapej.
Nga Ora News