Forcoje (fortifikim) ne katundin Priftën të Grudës.
Gjindemi pranë nji objekti që ka shërbyer për mbrojtje, ne e quajtëm ”Bunker Mesjetar” në oborrin e Malotë dhe Nishë Prëtash Cukës, ne katundin Priftën të Grudës – Malësi e Madhe (Republika e Malit të Zi). .
Anash i ka dy frëngji për armë, njanën të drejtuar kah shpia kurse tjetrën kah dera e oborrit. E kan pas punua për tu mbrojtur në rastë sulmi nga anmiku. Krejtë objekti asht i çelur (hapur) në shkambë të gjallë. Brënda asht shtrati (dyshemeja) i punuem në shkamë, ka edhe daljen emergjente nëpër nji kanal. Poashtu ka edhe saranxhën( grope e thelle me rezerva uji) me uj brënda. Mund të them lirishtë, se asht objektë unik në Malësi të Madhe, por besoj edhe ma gjanë. Mjeshtri qe e ka punuar, që edhe arkitektët e sotëm do t’ja u kishin zili.
Të gjitha objektet që i kan ndërtua ne vazhdimesi pasardhësit e Prëtash Cukës, por edhe banorët e tjerë të Priftnit jane arkitektur në vete, mjeshtëri e rrallë. Brezat e ri duhet ti studiojnë këto punime: si kullat, muret rrethuese, saranxhat, lamat e saranxhave etj etj…
Në këtë vënd lindi edhe ”Andrra e Prëtashit”, kryevepra e At’ Anton Harapit, që kje kontribut për kulturën shqiptare.
Nga: OJQ ”LABEATËT”.