“Formula e Paqes”/ Zelensky paralajmëron planin: Jemi duke punuar në detaje! Ja si do t’i japim fund luftës
28 Qershor 2024
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina po përgatit një plan të qartë dhe të detajuar për përfundimin e luftës me Rusinë.
Sipas Zelenskyt, Ukraina së shpejti do të paraqesë një vizion të detajuar në lidhje me restaurimin e energjisë, sigurinë ushqimore dhe tregtinë.
“Samiti i paqes u mbajt dhe ne tani jemi duke punuar në detaje në tre plane. Ne gjithashtu do të zhvillojmë të gjitha pikat e tjera të ‘Formulës së Paqes’ dhe do të përgatisim plan gjithëpërfshirës që do të jetë në tryezë për të gjithë partnerët tanë. Gjëja më e rëndësishme për ne do të paraqesim një plan për t’i dhënë fund luftës që do të mbështesë pjesën më të madhe të botës, kjo është mënyra diplomatike që ne punojmë”, ka thënë Zelensky.
Megjithatë, ai theksoi se jo gjithçka varet vetëm nga Ukraina. Ai shtoi se plani i përmendur do të përfundojë deri në fund të vitit 2024.