Formulari për shkollën, reagon Dom Gjergji: O tempora o mores

– 13/09/2020

mapo.al

Rreth 480 mijë nxënës dhe 30 mijë mësues në të gjithë vendin nesër do të nisin vitin më të vështirë shkollor për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ajo çka ka ngjallur debat në rrjet, është një formular i publikuar nga Ministria e Arsimit, ku nxënësit, të cilët nesër nisin vitin e ri shkollor, do të nënshkruajnë një formular, dhe do të mbajnë vetë përgjegjësi.

Në formular, ata duhet të deklarojnë në përgjegjësine e tyre totale, se nuk kanë familjarë të prekur nga koronavirusi, si dhe të deklarojnë nëse ata vetë janë prekur nga Covid-19.

Lidhur me këtë, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka reaguar edhe Dom Gjergji, i cili thotë se t’i ngarkosh përgjegjësinë një nxënësi, do të thotë ti japësh këtij vendimi statusin e një niveli filozofik…

Më tej, Dom Gjergj Meta shprehet se ‘ka atribute alternative që e përshkruajnë më mirë… O TEMPORA O MORES!-shprehet Dom Gjergji.