Fortifikata e Prizrenit (Prizren castle) sipas botimit anglez të vitit 1877…!
Turizmi historiko-arkeologjik nëpër Kosovë: Fortifikata e Prizrenit (Prizren castle) sipas botimit anglez të vitit 1877…!
Nga: Jahja Drancolli
Fortifikata e Prizrenit ose ndryshe Kalaja e Prizrenit siç e quan një pjesë e popullatës, është e njohur nga zbulimet arkeologjike së paku 4000-vjet më parë. Në aspektin onomastik, fortifikata zuri të quhet për herë të parë më emrin Petrizen sipas veprës monumentale, “De Aedificiis (“Mbi ndërtimet”), të autorit Procopius (rreth 500-rreth 570), kronist i madh bizantin. Pra, fortifikata ruan një vertikale shumë të gjatë kronologjike, së paku 4000-vjeçare. Në përdorim ka qenë deri më 1912/13, vite këto të Luftërave Ballkanike, të shoqëruara dhe me masakra të papara në gjithë rajonin e qytetit nga ushtria e tërbuar serbe, që kishte lënë së paku 20.000 të vrarë!